Lajme

E rëndë: Burri ther me thikë gruan e tij dhe veten në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 23 April 2023

Në Sllatinë të Vushtrrisë një burrë ka ther me thikë gruan e tij dhe veten, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, të dy kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Vushtrrisë e më pas janë dërguar edhe në QKUK.

Policia ka sekuestruar një thikë që dyshohet se është përdorë në këtë rast, derisa i dyshuari më pas është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Sllatinë, Vushtrri 22.04.2023 – 10:00-11:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me thikë e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe më pas edhe veten. Viktima dhe i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marr në emergjencën e Vushtrrisë pastaj janë dërguar edhe në QKUK. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjete dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdor në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera