Lajme

E rëndë: 57-vjeçarja goditet për vdekje nga vetura në Veternik të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 21 November 2021

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën Veternik të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:30, në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 57 vjeçare, e cila nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe e njëjta, ka ndërruar jetë”, kanë thënë nga Policia

-Advertisement-

Më tej Policia thotë se njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në identifikimin e ngasësit të automjetit si dhe në ndriqimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera