Fun & Video

E reja qëllohet për vdekje nga dy burrat rivalë që donin të martoheshin me të

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 05 May 2021

Një vajzë e re, me nënshtetësi britanike është vrarë në Pakistan nga dy burra që konkurronin për t’u martuar me të.

Sipas mediave, 26-vjeçarja Maira Zulfiqar është qëlluar me armë dhe është mbytur nga dy të dyshuar që hynë në apartamentin e saj në kryeqytetin e Pakistanit, Lahore.

Studentja e drejtësisë kishte shkuar në Pakistan dy muaj më parë nga Britania e Madhe për të punuar në degën vendase të kompanisë ligjore Duncan Blackett.

-Advertisement-

Ajo kishte marrë një apartament me qira, ku dhe u gjet e vdekur pranë celularit të saj.

Ekzaminimet mjekësore tregonin se vajza ishte mbytur dhe qëlluar me armë, ndërsa në trup kishte shenja gërvishtjeje.

Policia e Lahore tha se të dyshuarit kishin hyrë me forcë në shtëpinë e saj në atë që besohet se ishte një “krim pasioni”.

Në dokumentet ligjore të depozituara nga xhaxhai i së ndjerës thuhet se dy burrat ishin të njohur të vajzës dhe po tentonin ta bindnin të pranonte martesën me një prej tyre, por ajo i kishte refuzuar të dy.

Dy të dyshuarit nuk janë ndaluar ende nga policia, e cila thotë se hetimet vazhdojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera