E quajti mashtrues dhe manipulues, kjo është përgjigja që Muharremaj ka për kandidatin e LDK-së
Autori: Gazeta inFokus
10:03 | 28 Shtator 2021
Bali Muharremaj , kryetari i Suharekës dhe njëherësh edhe kandidat për kryetar të kësaj komune nga AAK-ja ka reaguar pasi u përfshi në një debat të ashpër me kundërkandidatin nga LDK-ja, Ardian Shalën.
Debati filloi pasi kryetari aktual e akuzoi LDK-në se për mos shtrimin e rrugëve në fshatin Mushtishtë dhe tha se është faji i kësaj partie sepse ka bërë ankesë që të anulohej projekti.
E nga kjo Shala ka eskaluar duke e quajtur Muharremajn edhe mashtrues.
Derisa në një reagim në facebook Muharremaj, ka thënë që nuk bërtet në debate pasi flet puna e tij.
Ai duke thumbuar kundërkandiatin e tij nga LDK-ja, ka thënë se e dëgjon scilin qyetar me vëmendje dhe se mjeti i tij është punë e përditshme dhe jo vetëm një muaj
“Nuk bërtas në debate, sepse kam fakte që e dëshmojnë punën. I njëjti jam qysh nga dita e parë e qeverisjes, sepse mjeti është puna e përditshme, e qëllimi është shërbimi ndaj qytetarëve. E dëgjoj me vëmendje secilin qytetar, pa dallim cilido qoftë opinioni i tij. Nuk ofendoj. Sepse qeverisja e ardhshme kur të ndodhë, është obligimi dhe nderi që më ofruan qytetarët. Unë jam kudo dhe kurdo afër tyre. Jo një muaj. Por, gjithmonë !”, ka shkruar Muharremaj.
Derisa në emisionin Frontal të T7 ku edhe ndodhi kjo përplasje Muharremaj duke iu drejtuar Shalës ka thënë se po i vjen keq se më kë ka dalë në debat.
“Po me vjen keq me kanë kam dal në debat. Një njeri që garon për kryetar komune e s’ju beson institucioneve të Republikës së Kosovës s di pse garon”, ka thënë Muharremaj.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
































