Lajme

E quajti mashtrues dhe manipulues, kjo është përgjigja që Muharremaj ka për kandidatin e LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 28 September 2021

Bali Muharremaj , kryetari i Suharekës dhe njëherësh edhe kandidat për kryetar të kësaj komune nga AAK-ja ka reaguar pasi u përfshi në një debat të ashpër me kundërkandidatin nga LDK-ja, Ardian Shalën.

Debati filloi pasi kryetari aktual e akuzoi LDK-në se për mos shtrimin e rrugëve në fshatin Mushtishtë dhe tha se është faji i kësaj partie sepse ka bërë ankesë që të anulohej projekti.

E nga kjo Shala ka eskaluar duke e quajtur Muharremajn edhe mashtrues.

-Advertisement-

Derisa në një reagim në facebook Muharremaj, ka thënë që nuk bërtet në debate pasi flet puna e tij.

Ai duke thumbuar kundërkandiatin e tij nga LDK-ja, ka thënë se e dëgjon scilin qyetar me vëmendje dhe se mjeti i tij është punë e përditshme dhe jo vetëm një muaj

“Nuk bërtas në debate, sepse kam fakte që e dëshmojnë punën. I njëjti jam qysh nga dita e parë e qeverisjes, sepse mjeti është puna e përditshme, e qëllimi është shërbimi ndaj qytetarëve. E dëgjoj me vëmendje secilin qytetar, pa dallim cilido qoftë opinioni i tij. Nuk ofendoj. Sepse qeverisja e ardhshme kur të ndodhë, është obligimi dhe nderi që më ofruan qytetarët.  Unë jam kudo dhe kurdo afër tyre.  Jo një muaj. Por, gjithmonë !”, ka shkruar Muharremaj.

Derisa në emisionin Frontal të T7 ku edhe ndodhi kjo përplasje Muharremaj duke iu drejtuar Shalës ka thënë se po i vjen keq se më kë ka dalë në debat.

“Po me vjen keq me kanë kam dal në debat. Një njeri që garon për kryetar komune e s’ju beson institucioneve të Republikës së Kosovës s di pse garon”, ka thënë Muharremaj.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor./Gazeta Infokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera