E quajti Kosovën “krahinë autonome të Serbisë”, Qorrolli përplaset me Popoviqin, në Mal të Zi
Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 29 October 2024
Të hënën, qeveria serbe konfirmoi se ka miratuar projektligjin për siç e quajti organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.
Miratimi i këtij legjislacioni ishte paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të shtatorit, duke thënë se një prokurori speciale dhe një gjykatë speciale “do të ndjekin penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë.
“Zgjidhjet e propozuara ligjore parashikojnë që juridiksionin në lëndët penale në shkallë të parë do ta kenë Prokuroria e Lartë Publike dhe Gjykata Supreme në Beograd, ndërsa për procedurën në shkallën e dytë Prokuroria Publike dhe Gjykata e Apelit në Beograd”, tha qeveria serbe.
Lidhur me këtë ka reaguar zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli.
Gjatë konferencës ministeriale BE-Ballkan Perëndimor, Qorrolli u përplas me ministren serbe, Maja Popoviq, pikërisht për krijimin e një gjykate të tillë, shkruan IndeksOnline.
“Çdo tendencë e Serbisë për të krijuar një autoritet të ri gjyqësor në këtë drejtim, është vazhdimësi e tendencave të tyre për të cenuar sovranitetin e Kosovës dhe kjo duhet dënuar ashpër. Të nderuar përfaqësues, vitin e kaluar veriu i Republikës së Kosovës u sulmua nga një grup terrorist në krye me Milan Radojçiq dhe të mbështetur nga aparati shtetëror serb.
Ne si Qeveri e Kosovës jemi për të vendosur paqen e qëndrueshme për brezat e ardhshëm dhe kësisoj presim që Milan Radojçiq dhe grupi i tij terrorist të ekstradohen në Kosovë, sepse vetëm organet e drejtësisë së Kosovës kanë të drejtë të hetojnë këtë agresion dhe këtë sulm terrorist. Kështu shteti ynë mund të garantojë një gjykim të drejtë” deklaroi Qorrolli përpara të pranishmëve.
Ky i fundit deklaroi se nuk tolerohet referimi i ministres serbe ndaj Kosovës, si “krahinë autonome e Serbisë”.
Lidhur me tendencat deluzionale të Serbisë për të përvetësuar Kosovën, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Bislimi, përmes një postimi në profilin e tij në “X”, deklaroi se Serbia vazhdon të pengojë procesin e dialogut, duke shkelur parimet dhe frymën e marrëveshjeve, së fundmi, përmes projektligjit për përndjekje të paraqitur dje nga qeveria e tyre.
“Ndërsa Serbia nga njëra anë dërgon letra angazhimi ndaj Komisionit Evropian ku shpreh vullnetin për të zbatuar detyrimet që rrjedhin nga procesi i dialogut, vetëm që të marrin miliona euro nga BE-ja dhe Plani i Rritjes, nga ana tjetër vazhdojnë të shkelin marrëveshjet, integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, dhe të bëjnë çdo përpjekje për të vazhduar bllokimin e rrugës përpara në procesin e normalizimit” shkroi Bislimi, që njëherazi është edhe kryenegociator i Kosovës, në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
Të tjera
-
Lista Serbe acarohet me Gërvallën në OKB: E fiksuar ndaj Radoiçiqit, falë tij e zgjodhët presidenten
Lista Serbe i ka reaguar ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla–Sch...
-
Bajrami për Mimoza Kusarin: Ka shëtitur në krejt partitë, s’ka kredibilitet
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka folur për shefen e grupit parlamentar ...
-
Jo vetëm Durmishi, edhe Kurti ia krisi valles pas përurimit të një rruge 6 kilometra
Përurimit të një rruge në komunën e Dragashit, me valle, surle e tupana, i ës...
-
Rukiqi: LDK-ja synon 5% rritje ekonomike përmes investimeve
Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka shpalosur synimet për rritjen ekonomike t...
-
Raporti i BE-së për Kosovën, Krasniqi: Kjo qeverisje e futi Kosovën nën masa të BE-së dhe nuk solli asnjë njohje
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se Raporti i Bashkimit Evropia...
-
Britania në Këshillin e Sigurimit: Kosova të ketë parasysh vendimet e veta, Serbia të luajë rol konstruktiv
Sot në Këshillin e Sigurimit, Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar ka shpreh...
-
Bislimi: Do të zbatojmë rekomandimet e KE-së
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ekzekutivi kosovar do ...
-
Projektbuxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen, në të cilën ka miratu...
-
Moti për javën e ardhshme kthjellime, por më ftohtë, minimalet zbresin nën 0C
Mendimi për motin – 30.10.2024 – Trendet javore Kushte të qëndrueshme atmo...
-
Kurti pranon “Raportin për Kosovën ”, thotë se Qeveria mbetet e angazhuar në rrugën e reformave
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Shefin e Zyrës s...
-
Nisma mbledh Kryesinë, Limaj: Bashkë më të fuqishëm ti japim Kosovës të ardhmen që meriton
Në një takim të rëndësishëm me kryesinë e NISMA-s Socialdemokrate, kryetari i...
-
Gërvalla e cilësoi “politikan të shquar”, Kurti brenda një viti Ivanoviqin e bëri hero e kriminel
Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të ...