Lajme

E premtja përcaktuese, VV e LDK, ose qeveri gjithëpërfshirëse

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 22 January 2020

Ardian Kastrati, Politolog, ka thënë se pret që e premtja e kësaj jave të jetë përcaktuese për formimin e koalicionit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

E nëse kjo nuk ndodh sipas tij atëherë do të vijnë opsionet e tjera për formimin e qeverisë, shkruan gazeta inFokus.

Kastrati thotë se opsion tjetër është një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila mund të adresojë çështjet emergjente dhe buxhetin.

-Advertisement-

“Unë pres që deri të premten këta të kenë marrëveshje ose të fillojnë negociatat për krijimin e një mundësie tjetër të krijimit të qeverisë. Një opsion i mundshëm është një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila në njërën anë mund të adresojë çështjet emergjente, siç është çështja e votimit të buxhetit dhe të tjera, kurse ne e kemi Kuvendin legjitim që ka dalur nga 6 tetori, i cili mund ta mandatojë presidentin Thaçi me një ekip të unitetit, i cili do të vazhdonte dialogun politik me Serbi, përderisa qeveria gjithëpërfshirëse përveç buxhetit dhe çështjeve të ngjashme do të mund të adresonte edhe çështjen e përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme”, ka thënë ai në RTK./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera