Fokus

“E Premte i 13-ti” i LDK-së e Vetëvendosjes

Autori: Halil Berisha 15:21 | 20 December 2019

E premtja, i 13-ti, konsiderohet një ditë e pafatë.

Kjo ndodhë kur në ditën e 13-të të muajit në kalendarin gregorian bie e premte, shkruan gazeta inFokus.

Kjo datë ndodhë të paktën njëherë në vit, megjithatë, mund të shkoj edhe deri në tre herë brenda vitit.

Por, si duket, për LDK-në e Vetëvendosjen, mjaftoj që kjo datë të bie veç njëherë.

Të premtën, data 13 dhjetor, ishte takimi në mes të këtyre dy partive, ku mendohej që më në fund do të nënshkruhej koalicioni i shumëpërfolir, shkruan gazeta inFokus.

Por, pavarësisht pritjeve shumë të mëdha, fytyrat e tyre kur dolën nga takimi nuk ishin edhe aq premtuese.

Në takimin që mbajtën udhëheqësit e LDK-së e Vetëvendsojes, nuk ishte arritur asgjë.

Në fakt, vetëm ishin thelluar problemet, që kryesisht kanë të bëjnë me dy çështje.

Ajo e postit të Presidentit dhe ministrit të Punëve të Brendshme, shkruan gazeta inFokus.

Glauk Konjufca, para mediave, ani se tha që ka gatishmëri që kjo marrëveshje të arrihet, tha që takimi i nesërm, pra i datës 14 dhjetor do të sqaronte shumë gjëra.

“Ka gatishmëri nga dyja palët që marrëveshja të arrihet. Jemi bindur që deri me datën 26 do ta bëjmë marrëveshjen. Ne kemi folur për shumë pika sot por nuk mund të përgjigjem më shumë. Takimi i nesërm do të sqaroj shumë gjëra.”, tha Konjufca pas takimit.

“Jemi dakordu që të vazhdojmë takimet në baza ditore”, pati deklaruar Avdullah Hoti i LDK-së.

Por, në fakt, takimi që u paralajmërua, ai i 14 dhjetorit, vetëm e konfirmoi atë që ndodhi të premten e 13-të. Koalicioni nuk u arrit.

Në fakt, veç kësaj, më që nga ajo datë, nuk pati as takime mes tyre.

Nga kjo, jo veç mungesës së takimeve, filluan me të madhe edhe akuzat e kundër-akuzat mes zyrtarëve të lartë të të dy partive.

E kjo mbërriu kulmin, kur u mbajt Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, që u thirr për këtë punë, shkruan gazeta inFokus.

Aty, u vendos që të mos bëhet kompromis për postin e Presidentit të Kosovës, pasi sipas tyre, kjo pozitë i takon LDK-së.

E kjo, sipas zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes u konsiderua vetëm betonim dhe largim nga arritja e marrëveshjes.

“Mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre. Përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e don edhe kryeparlamentarin edhe presidentin. Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit”, tha Albulena Haxhiu.

Të tjera