E pranon ShBA-ja: S’u morëm vesh me Turqinë për largimin e sistemit rus, S-400
Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 19 June 2021
Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, tha se presidenti i ShBA-së, Joe Biden, dhe homologu i tij turk, Rexhep Erdogan, janë pajtuar gjatë takimit të kësaj jave se Turqia do të marrë rol udhëheqës në sigurimin e Aeroportit të Kabulit pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.
Megjithatë, dy presidentet nuk arritën që ta zgjidhnin mosmarrëveshjen e gjatë rreth blerjes së sistemit ajror rus, S-400, nga Turqia, tha Sullivan, duke shtuar se dialogu për këtë temë do të vazhdojë. Kjo çështje i ka tensionuar raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, shtete aleate në NATO.
Sipas zyrtarit amerikan, gjatë takimit të së hënës mes Bidenit dhe Erdoganit në samitin e NATO-s, presidenti turk kërkoi forma të caktuara të përkrahjes amerikane për ta siguruar Aeroportin e Kabulit dhe Bideni u zotua se do ta ofrojë atë përkrahje, shkruan Reuters.
Përpos mosmarrëveshjes për blerjen e armatimit rus, Shtetet e Bashkuara e Turqia kanë qëndrime të ndryshme edhe për tema të tjera, si gjendja në Siri dhe Mesdheu Lindor, prandaj pritjet për ndonjë marrëveshje të madhe në takimin e së hënës ishin të ulëta.
Si presidenti, Joe Biden ka vendosur një ton më të ftohtë sesa paraardhësi Trump ndaj Erdoganit. Ai e njohu masakrimin e armenëve nga Perandoria Osmane më 1915 si gjenocid, gjë që e zemëroi Turqinë, dhe i shtoi kritikat ndaj gjendjes së të drejtave të njeriut në Turqi.
Të tjera
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...
-
Vràsja e Gjyljeta Ukellës, dëgjoni hoxhë Enes Gogën i cili tregon se çfarë ndodhi sot në ditën e premte
“Nëse dikush guxon me privu nga jeta pa të drejtë, një person tjetër atëherë ...
-
O’Brien zbarkon në Beograd, nesër mban takim me Vuçiqin
Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamen...
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...