Sport

E pickoi grerëza, ndërron jetë papritur ish-portieri

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 12 August 2020

Ka ndërruar jetë komplet papritur në moshën 61-vjeçare, Gynter Mair, ish-portieri i Trentos në vitet ’80 dhe ’90.

Ai pësoi një shok anafilatik që shkaktoi sulmi i disa grerëzave.

Mair, trajner i të rinjve të Leviko Terme, ishte shtruar të premten në terapi intensive për shkak të alergjisë që i shkaktoi pickimi i disa grerëzave që më pas i shkaktoi edhe infarkt.

-Advertisement-

Incidenti ndodhi ndërsa ai kishte dalë shëtitje me familjen e tij dhe papritur shkeli mbi një fole grerëzash, të cilat e sulmuan, duke e lënë në gjendje shumë të rëndë, aq sa ai nuk e fitoi dot betejën në spital

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera