Rozë

E pëson nga gruaja/ Verratti bie pre e grabitësve në Ibiza, humb miliona euro

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 29 June 2022

Yli i Paris Saint-Germain, Marco Verratti është grabitur, ndërsa ndodhet me pushime në Ibiza. Verrattit i janë marrë sende që kapin vlerën e 2.5 milionë paundve në shtëpinë që ka zgjedhur për të pushuar.

Sipas raportimeve nga mediet vendase, hajdutët hynë në pronën që i përket legjendës së Brazilit Ronaldo Nazario, fenomenit, në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa futbollisti dhe familja e tij nuk ndodheshin aty në ato momente. Përveç parave, autorët raportohet se kanë vjedhur ora dhe bizhuteritë.

Ngjarja është duke u hetuar nga Garda Civile, megjithëse askush nga autoritetet përkatëse nuk u bë asnjë koment në lidhje me këtë ngjarje. Shtëpia ku Verratti po qëndronte raportohet të jetë në Cala Jondal në jug të Ibizas.

-Advertisement-

Ende nuk ka asnjë koment në lidhje me këtë ngjarje nga italiani i cili nuk kishte publikuar asgjë në rrjetet sociale për vendin ku po qëndronte, megjithatë gruaja e tij, modelja Jessica Aidi, postoi një foto të sajën ku tregonte se ishte në Ibiza dhe kjo mendohet të ketë qenë mënyra si grabitësit e kanë zbuluar se ku po qëndronte mesfushori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera