Lajme

E përsërit Petkoviq: Albin Kurti pranoi ekzistencën e arkivave të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 13 September 2021

Drejtori i të ashtuquajturës, Zyrë Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më në fund ka pranuar ekzistencën e arkivave të UÇK dhe se është gati t’i hapë ato.

Sipas tij, kjo është mënyra e vetme që siç tha ai “ne do të bëjmë ndryshimin e shumëpritur në sqarimin e fatit të 1,600 personave të zhdukur:, raporton Tanjug.

Petkoviq deklaroi mes tjerash se “Beogradi është një partner absolutisht i besueshëm në përmbushjen e të gjitha detyrimeve të tij nga dialogu dhe një bashkëbisedues në bashkëpunimin në fushat që përfaqësojnë trashëgiminë e qytetërimit, siç është edhe kërkimi i të zhdukurve”./kk/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera