Rozë

E përndiqte prej kohësh, Luana Vjollca denoncon në polici të riun e fiksuar

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 31 May 2020

Moderatorja shqiptare Luana Vjollca ka denoncon për përndjekje një 28-vjeçar nga Kosova i cili kishte kohë që nuk e linte të qetë.

I riu është identifikuar si A.Morina, për të cilin shprehet se e ndiqte këmba-këmbës, në punë dhe në shtëpi.
Moderatorja, mësohet se ka deklaruar para efektivëve se 28-vjeçari ka nisur ta ndjekë që në muajin shkurt të këtij vitit, në ambientet e punës në televizion si dhe në banesën e saj private në zonën e Kodrës së Diellit por edhe duke tentuar pa reshtur që të komunikojë me të.

Pas dy muajsh ajo e ka konsideruar të arsyeshme të bëjë një dènoncim në komisariatin nr. 1 në Tiranë. Tashmë Morina është shpallur në kërkim dhe pritet që të bëhet shoqërimi i tij, për t’i marrë deklaratën. Kjo nuk është hera e parë që Luana Vjollca përballet me fansa këmbëngulës.

-Advertisement-

Tre vite më parë, prezantuesja e njohur është bërë pjesë e një konflikti midis të dashurit të saj dhe shtetasit Besmir Lila, që e përndiqte prej kohësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera