E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmundje të rëndë, ja mori mendjen dhe kujtimet
Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 17 November 2024
Në një rrëfim prekës dhe të sinqertë, aktorja dhe moderatorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, foli për herë të parë mbi humbjen e babait të saj në një intervistë në emisionin “Sol”.
Ajo ndau me publikun përvojën e dhimbshme të përballjes me sëmundjen e babait të saj, që vuajti nga demenca për pesë vjet para ndarjes nga jeta në fund të tetorit të këtij viti.
“Babi prej katër apo pesë vitesh filloi të kishte problemet e para me harresën”, tha Jonida, duke shpjeguar se simptomat fillestare ishin të lehta dhe shpesh justifikoheshin me moshën.
“Ishte harresa e objekteve, gjërave që linte nëpër shtëpi, histori të përsëritura më shumë se njëherë. Por fatkeqësia ishte që ajo nuk ishte thjesht një harresë momentale, por ishin fazat e para të demencës”, shkruan Klankosova.tv.
Jonida përshkroi ndikimin emocional dhe sfidat që kjo sëmundje solli për të dhe familjen e saj.
“Është sëmundja më e rëndë dhe më e vështirë për t’u përballuar, sepse është ajo që të merr mendjen. Të merr kujtimet, dhe njeriu yt më i dashur fillon dhe transformohet para syve tu”, rrëfeu ajo me emocione, duke shtuar se sëmundja i gjeti të papërgatitur.
“Ti nuk e di kurrë si të sillesh, çfarë ndjen, çfarë mendon, dhe kjo e bën të gjithë situatën shumë të vështirë”.
Për Vokshin dhe familjen e saj, përballja me këtë realitet ishte një periudhë e gjatë dhe e mundimshme, por ajo theksoi se prioriteti i tyre mbeti gjithmonë dashuria dhe kujdesi për të.
“Pavarësisht vështirësive dhe përparimit të sëmundjes, babai im kurrë nuk e humbi aftësinë për të treguar dashuri. Dashuria e tij kundrejt meje, mamit, Besnikut dhe, mbi të gjitha, ndaj fëmijëve ishte e pranishme deri në fund”, tregoi ajo.
Në vijim të intervistës, Jonida përcolli një mesazh të fuqishëm për ata që përballen me sëmundje të ngjashme brenda familjeve të tyre, duke theksuar rëndësinë e qëndrueshmërisë, dashurisë dhe përkujdesjes ndaj të sëmurëve.
Lajmi për ndarjen nga jeta të babait të saj u bë i ditur nga vetë Jonida përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku ndau me ndjekësit dhimbjen dhe nderimin e saj për figurën e babait.
Rrëfimi i saj i fundit në emisionin SOL mbetet një dëshmi prekëse për sfidat e përballjes me një sëmundje të tillë, duke theksuar dashurinë dhe forcën që lidhin një familje në momentet më të vështira.
Të tjera
-
Nipi që përtëriu emrin e tij, ia uron ditëlindjen Luan Haradinajt
Djali i Shkëlqen Haradinajt, Luan Haradinajt ia ka uruar ditëlindjen axhës së...
-
Kurti apel për UEFA-n dhe FIFA-n pas thirrjeve anti-Kosovë në Rumani: Mos lejoni këso gjëra
Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshje...
-
Kryeministri Albin Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbështetje të plotë për vendimin në Bukuresht
Në prag të ndeshjes kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, kryeminis...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Javën që po hyjmë, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët, me ngrica, r...
-
Hamza takon mjekët shqiptarë në Zvicër, ka një premtim
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ka zhvilluar një takim me ...
-
Peci s’lë gjë pa i thënë opozitës që kërkoi shkarkimin e tij: Veç pritni kriminela, të shthurur mentalë, horra
Ministri i Bujqësisë thotë se po i vështron me kujdes akuzat e opozitës pasi ...
-
E dhimbshme: Ndahet nga jeta në Kroaci i riu nga Lipjani
Familja Bellaina nga Lipjani ka marrë një lajm të dhimbshëm mbrëmjen e së sht...
-
Skepticizëm për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës
Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës vështirë se do të hiqen g...
-
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, në një k...
-
30 Vjet nga pagëzimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Më 17 nëntor 1994, Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) mori një vendim historik...
-
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes ...
-
Tërmeti shkund Pogradecin
Një tërmet 3.3 ballë ka rënë në Pogradec paraditën e sotme rreth orës 11:33. ...