Lajme

“E përçmon kryeministrin e Shqipërisë, ia shtron tepihun e kuq kryeministrit të RMV-së që arreston ish-ushtarët e UÇK’së”

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 18 November 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Haxhiu, me anë të një postimi në ‘Facebook’ thotë se Kurti po ia shtron tepihun e kuq kryeministrit të një vendi që po arreston ish-ushtarë të UÇK’së.

Tutje, ka kritikuar për bojkotin ndaj mbledhjes tradicionale të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

-Advertisement-

“Kryeministri Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedon që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në postimin e Haxhiut.

“Në anën tjetër e përçmon kryeministrin e Shqipërisë duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare”.

“Marri, hipokrizi, tradhëti!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera