“E pashë vrasësin tek qëllonte, u kthye në veturë pasi dëgjoi rënkimet”, rrëfimet tronditëse nga masakra e dytë në Beograd
Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 05 May 2023
Beogradi dhe Serbia është tronditur nga një tragjedi e dytë pa kaluar as 48 orë nga masakra në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” ku një 13 vjeçar vrau 8 bashkëmoshatarë të tij dhe rojën e shkollës.
Në orët e vona të 4 majit, një tjetër i ri i moshës 21 vjeçare i identifikuar me inicialet U.B ka vrarë 8 persona në disa fshatra në periferi të Beogradit dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Të shtënat kanë ndodhur në fshatrat Dubona, Orshajë e vogël, Shepshin dhe në afërsi të Mlladenovacit.
Autoritetet e sigurisë së Serbisë kanë arritur që në orët e para të mëngjesit të pesë majit ta arrestojnë të dyshuarin për aktin, që presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq e ka quajtur edhe terrorist.
Policia e Serbisë kanë thënë se ende nuk i dinë se cilat mund të kenë qenë motivet për kryerjen e një akti të tillë, ndërkohë është bërë e ditur se të gjithë të plagosurit janë duke marrë trajtim nëpër spitale.
Një banor i fshatit Dubona ka thënë se papritur kishin ndodhur disa të shtëna me armë që kishte arritur t’i dëgjonte nga shtëpia e tij. Sllobodan Nikoliq në tregimin e tij ka thënë se ka dëgjuar të shtëna tri herë radhazi.
Siç ka rrëfyer ai, hera e parë ka qenë e gjatë dhe se autori duhej të kishte qëlluar diku 25 plumba. Pas kësaj thotë se kanë pësuar edhe dy të shtëna të tjera.
Nikoliq ka treguar se pas kësaj kishte dëgjuar dikë duke bërtitur nga rruga për ta telefonuar policinë meqë aty gjendej një personi shtrirë dhe i vdekur, shkruan Gazeta Express.
“Papritmas u dëgjua një breshëri. E para ishte e gjatë, duhet të ketë qëlluar 25 plumba. E dyta ishte pas një minute, dhe pastaj e treta. Pas kësaj një makinë erdhi tek rruga dhe dikush bërtiti: ‘ Thirrni policinë, djali është shtrirë i vdekur”, ka rrëfyer ai.
Banori tjetër Zvonko Mlladenoviq ka thënë se i ka dëgjuar të shtënat, por se nuk e ka ditur se çfarë ka ndodhur derisa e ka ndezur televizorin në mëngjes.
Mlladenoviq thotë se i ka njohur viktimat dhe janë fëmijë të vegjël. Ai ka shtuar se është i tronditur, fillimisht nga masakra në shkollën e Beogradit dhe tani edhe në fshatin e tij
“Kur kam dalë ka qenë fatkeqësi. I kam njohur viktimat, janë fëmijë të vegjël, kur kam dëgjuar jam tronditur. Fillimisht fëmijët në Beograd, tani këtu, çfarë të them. Unë jam pa fjalë”, ka thënë ky banor serb për REL (edicionin në gjuhën serbe), trasnmeton Gazeta Express.
Derisa një banor tjetër i këtij fshati ka rrëfyer se si e ka parë të gjithë ngjarjen, meqë të shtënat kanë ndodhur 30-40 metra larg oborrit të tij. Dragani tregon se kishte parë veturën dhe vrasësin kur kishte dalë nga makina e po qëllonte. Ai thotë se fillimisht kishte menduar që ai po hidhte fishekzajrre.
Ai tha se sulmuesi është kthyer nga vetura kur ka dëgjuar rënkime. Dragani ka thënë se menjëherë ka lajmëruar policinë dhe ambulancën.
Shumë qytetarë serbë janë drejtuar në institutin e transfuzionit të gjakut, pas apelit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Për këtë tragjedi të dytë që ka goditur Serbinë brenda dy ditësh kanë reaguar zyrtarë të lartë të BE-së. Ka reaguar edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke shprehur ngushëllime për ata që kanë humbur familjarët dhe shërim të shpejt për të plagosurit.
Kjo nuk është e vetmja herë kur Beogradi është tronditur nga kriminelët dhe vrasësit.
Dhjetë vjet më parë, në prill të vitit 2013, Ljubisha Bogdanoviq vrau 13 persona në fshatin “Velika Ivanča” afër Mlladenovcit.
Ai kishte vrarë gjashtë burra, gjashtë gra dhe një foshnjë.
Të tjera
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...