Lajme

E parkuar në të njëjtin vend prej 47 vitesh, makina kthehet në një atraksion turistik

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 22 November 2021

E parkuar në të njëjtin vend prej 47 vitesh, makina kthehet në një atraksion turistik

Një makinë e vjetër e parkuar për gati gjysmë shekulli në të njëjtin vend është kthyer në një atraksion turistik në Conegliano, Itali.

Më shumë se katër dekada më parë, Angelo Fregolent ndaloi së përdoruri makinën Lancia Fulvia, e parkoi pranë derës së shtëpisë së tij dhe nuk e ka lëvizur më kurrë.

-Advertisement-

Që nga viti 1974, ajo ka qenë gjithmonë e parkuar në të njëjtin vend. Më pak se një muaj më parë autoritetet vendosën ta largonin nga vendi ku ishte parkuar, raporton abcnews.

Pasi të restaurohet, këshilli i qytetit do ta ekspozojë atë në një kopsht komunal që ndodhet përballë shtëpisë së Fregolent, pronarit të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera