E para që zbuloi koronavirusin, virologia kineze thotë se pandemi të tilla do të ketë edhe në të ardhmen
Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 18 November 2020
Shi Zhengli virologe e njohur botërore, shkencëtare e cila izoloi kodin gjenetik të coronavirusit, është e njohur si “gruaja lakuriqe” për shkak se prej vitesh ka studiuar lakuriqet tek të cilët ishte formuar coronavirusi.
Një vit më parë, Shi Zhengli ishte në një konferencë kur i telefonuan që të kthehet në Wuhan, sepse në një spital ishin pranuar dy pacientë me ndezje të pazakontë të mushkërive, transmeton Telegrafi.
Fjala është për rastet e para të prekur me COVID-19, virus ky që shkaktoi pandeminë dhe për një vit infektoi më shumë se 55 milionë njerëz dhe 1.3 tjerë humbën jetën.
Megjithatë, ndoshta edhe mund të mos jenë rastet e para me coronavirus sepse pacienti 55-vjeçar nga provinca kineze Hubei është pacienti zero – dhe është zbuluar pikërisht një vit më parë.
Nga rastet e para me coronavirus e deri më sot është mësuar shumë për virusin, simptomat, mënyrën e bartjes, shërimit – e bota është një hap larg vaksinës që do të mund ta shfaroste pandeminë, por … “gruaja lakuriq” paralajmëron se pandemia të tilla do të ketë edhe në të ardhmen.
Çështja është se për Zhenglin kjo pandemi nuk ka qenë ndonjë befasi, pasi që nga viti 2004 studion lakuriqët e natës. Detyra e saj në këtë ekspeditë shkencorë ka qenë zbulimi i burimit të SARS-it.
Ajo dhe ekipi i saj kanë gjetur qindra lloje të coronavirusit, por për fat të mirë vetëm dhjetëra prej tyre kanë qenë të ngjashme me SARS-in, që do të mund të infektonin mushkëritë e njeriut. Gjithashtu ishin imunë ndaj vaksinave dhe barnave që janë treguar të suksesshme kundër viruseve tjera.
E gjatë hulumtimit, shkencëtarët kanë zbuluar se një nga shpellat konsiderohej si epiqendra e SARS-it, që edhe paraqiste rrezik të madh për faktin se brenda saj gjendeshin milionë lakuriqë dhe gjasat që virusi të pëson mutacion deri të shfaqja e një lloji të ri, ishin shumë të mëdha.
U konstatua se ky virus mund të përhapet edhe tek ata që nuk kanë kontakt të drejtpërdrejt me këto lloj kafshësh, kurse njerëzit që jetojnë në fshatrat e afërta me shpellën – më saktësisht gjashtë persona kishin shfaqur simptomat e tyre të para të ngjashme me ato të SARS-it.
Zhengli beson se për këtë njerëzit çdo herë e më shumë po i braktisin zonat që konsiderohen si të “egra”, e për këtë edhe po rritet rreziku i bartjes së llojeve të reja të viruseve tek njerëzit.
Ajo konsideron se kjo pandemi ka qenë “thirrje për t’u zgjuar”, por se frikësohet se në të ardhmen do të ketë tjera.
Shokohen serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë – partia e Dodik humb zgjedhjet në Banja Luka, pas 22 vitesh
“Ajo çfarë kemi zbuluar është vetëm maja e ajsbergut. Misioni duhet të vazhdojë. Coronaviruset që “dalin” nga lakuriqët e natës mund të shkaktojnë pandemi tjera dhe duhet t’i gjejmë para se të na gjejnë ne”, ka porositur ajo.
Të tjera
-
Në 25 vjetorin e rënies, Haradinaj kujton heroin Selman Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...