Rozë

E papritur: Jasmina ndërhyn në emision ku Andi po jepte intervistë, shqetëson ish-konkurrentin “Çka po lyp..”

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 31 May 2021

Andi Artani ka folur për herë të parë pas largimit nga “Për’puthen” duke rrëfyer përvojën në program dhe raportin me Jasminën.

I ftuar në Nin mes tjerash ai u përgjigj edhe disa pyetjeve të fansave të ardhur në adresën e emisionit.

-Advertisement-

Pyetja e fundit ishte e papritur edhe për shikuesit por edhe vet Andin pasi erdhi nga Jasmina.

“Çka po lyp ajo me pyetje?”, tha Andi kur mësoi se pyetja i vinte nga Jasmina por u shpreh i interesuar të lexohej edhe ajo.

“Thjesht dua diçka t’i pyesësh dy protagonistët e gjithë kësaj zhurme, pse nuk dolën kurrë publikisht për të mbytur thashethemet por i lanë njerëzit të mendonin se kishin diçka bashkë.

Pse si ajo (Diona Fona) si ky u pëlqeu vëmendja negative e publikut kur shumë mirë mund të dilnin me një deklaratë ku sqaronin çdo gjë”, ishte pyetje e Jasminës drejtuar Andit, i cili u përgjigj duke thënë se këtë vëmendje negative që e tha vet, e ka nisur vet Jasmina.

Andi mes tjerash tha se e di që Jasmina është bërë pishman për storyt e hedhura dhe ai ndihet i pastër me veten e tij prandaj nuk ka reaguar asgjë.

Kjo ndërhyrje e Jasminës duket se shqetësoi Andin dhe kjo u vrejt edhe nga prezantuesi Alaudin Hamiti./party

Shiko videon nga minuta e 52:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera