Lifestyle

E papritur çka thotë shenja jote e horoskopit

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 14 May 2017

Lexo shenjën tënde

Dashi

Sot do të ndiheni mjaft superior. Këtë gjë do ta vënë re edhe personat e tjerë rreth jush dhe do t’ju vënë në dijeni rreth kësaj. Nga ana tjetër femrat e kësaj shenje do të ndihen shumë autoritare sa i përket figurës së nënës dhe të gruas. Por, kujdes duhet të tregoheni të sjellshëm në lidhje me çdo situatë.

-Advertisement-

Demi

Sot do të keni një dëshirë të madhe për të bërë diçka, ndryshe nga rutina e zakonshme e juaja. Ajo që kërkoni më shumë është të mos qëndroni në shtëpi, por dilni të zbuloni vende të reja dhe njerëz të rinj. Nëse nuk keni mundësi të udhëtoni larg, mund të zgjidhni të eksploroni qytetin tuaj. Mundohuni të bëni diçka të re dhe emocionuese sot.

Binjakët

Sot preferoni të qëndroni të distancuar dhe të mos bëni marrëzirat që bëni zakonisht. Keni nevojë për kohë që të qëndroni vetëm, mënjanë dhe të mendoni për veten tuaj. Në ambientin e punës do ndjeheni shumë mirë në prani të kolegëve dhe do kuptoheni shkëlqyeshëm. Kujdes duhet të tregoni me shëndetin.

Gaforrja

Sot Hëna është në shenjë tuaj që do të thotë se duhet të bësh shumë përpjekje që të arrish të kesh marrëveshje me të tjerët. Nuk është për fajin tuaj, por kështu ndodh kur Hëna është në shenjën tuaj. Duhet të mundoheni të jeni akomodues, të sjellshëm dhe bashkëpunues me të tjerët.

Luani

Sot ndiheni superior. Kjo për shkak se Dielli është në shenjën tuaj dhe kjo ju bën që të bini në sy tek të tjerët. Përdoreni këtë si armë të fortë nëse keni dëshirë të qëndroni në qendër të vëmendjes. Gjithashtu jeni të fokusuar në çështjet e shëndetit sot. Ditë e mirë për të konsumuar shumë lëngje.

Virgjëresha

Kjo është një ditë e gjatë dhe argëtuese për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Si fundjavë do të ndiheni mirë nëse shkoni në shfaqje të ndryshme si kinema, teatër, piknik etj. Çdo gjë që ju jep një ndryshim të peizazhit do të jetë një dhuratë e mirëpritur. Financat do arrini t’i mbanin nën kontroll.

Peshorja

Sot vëmendja juaj përqendrohet te shtëpia, familja dhe jeta juaj personale. Pas një jave të lodhshme keni nevojë t’i kushtoni më shumë kohë familjes suaj. Pasi këto momente janë të rralla për ju. Shfrytëzojini këto momente, njerëzit tuaj të afërt kanë nevojë për praninë tuaj.

Akrepi

Kjo është një ditë stimuluese. Ju dëshironi biseda kuptimplota me të tjerët, jo vetëm biseda sipërfaqësore për motin. Gjithashtu, dëshironi të dini se çfarë mendojnë të tjerët për gjëra të rëndësishme. Ndërkohë, nëse mundeni, bëni edhe një sy gjumë sepse keni nevojë për më shumë pushim.

Shigjetari

Jini të durueshëm me partnerin/en dhe miqtë e ngushtë që duket se janë të bezdisshëm tani. (Dhe janë realisht.) Sot fokusi juaj është paraja dhe pasuria. Ju jeni duke menduar për atë që me të vërtetë ka rëndësi. Është mjaft e përshtatshme.

Bricjapi

Sot Hëna është në shenjën tuaj, e cila mund të të bëjë më emocionale sesa zakonisht. Vendosja e Diellit ju bën të dëshironi të luani, të relaksoheni dhe të shijoni një pushim ose një eveniment sportiv. Ju gjithashtu do t’i gëzoheni argëtimit në shtëpi.

Ujori

Sot do të kërkoni të keni një ditë të qetë. Keni nevojë të rrini vetëm, pasi keni nevojë për pak vetmi. Do të kërkonit të relaksoheshit në një nga ambientet e shtëpisë suaj. Beqarët bëjnë mirë t’i pranojnë ftesat për takime që do ju bëhen sot. Shëndeti do jetë disi delikat, por gjithçka kalimtare.

Peshqit

Biseda me një mik apo femër do të jetë kuptimplotë për ju sot. Mund të dëshironi edhe të ndani idetë tuaja për të ardhmen për të marrë disa reagime. Kjo është një kohë me ritme të shpejta për ju tani pjesërisht, për shkak të kaosit që po ndodh në shtëpi. Kujdesuni pak më tepër për financat që të shmangni problemet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera