Fun & Video

E padëgjuar/ Qytetari fsheh 5000 Euro flori në protezën e dhëmbëve për ta trafikuar

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 21 September 2021

Ku nuk shkon imagjinata për t’iu shmangur rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Një burrë nga Uzbekistani i cili po udhëtonte nga Dubai drejt Indisë, u përpoq të kalonte fshehurazi 95gr flori të fshehur në protezën e dhëmbëve.

Sipas mediave të huaja, floriri arrinte vlerën e 4000 paund, pra rreth 4655 euro. Raportohet se ai kishte fshehur gjithashtu edhe një zinxhir prej floriri të mbledhur në fyt.

-Advertisement-

Policët filluan të dyshonin kur burri kaloi pranë tyre duke thënë se nuk kishte asgjë për të deklaruar.

Gjatë kontrollit policia arriti të gjëntë objektet inkriminuese brenda gojës së qytetarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera