Fun & Video

E padëgjuar më parë, ky gjel këndon deri sa i bie të fikët

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 18 May 2021

Një fermer nga Turqia është bërë i famshëm për shkak të gjelit që ai ka në kopshtin e vet.

Ndryshe nga të tjerët, ky gjel këndon deri sa i bie të fikët, dhe ky fakt i ka çuditur të gjithë.

Por fermeri është detyruar të anulojë turet e tij në shumë vende të botës për shkak se Turqia ka hyrë në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit.

-Advertisement-

28-vjeçari Okan Gokbudak, pronari i gjelit të quajtur “Baftjar” tregon për mediat e huaja se ka marrë ftesa të shumta për të parë shpendin e tij edhe nga të emisione njohura si “Heart Breakfast”.

“Producentët e shfaqjes më kontaktuan në fund të prillit dhe më thanë se duan ta përfshijnë gjelin tim Baftjar në shfaqje. Kjo është diçka e mrekullueshme dhe për këtë gjë na ftuan në Angli”, tregon Okan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera