Lajme

E padëgjuar: Arrestohet 10-vjeçari pasi i vuri flakën pemëve: Më pëlqen të shoh kur zjarrfikësit shuajnë zjarrin

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 12 August 2022

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Greqi, një 10-vjeçar është arrestuar nga policia pasi i ka vënë flakë një zone në Lesbos.

Sipas mediave greke, kur i mituri është marrë në pyetje nga efektivët e policisë, në prani edhe të psikologëve, ka pranuar se i ka vënë zjarrin pemëve, duke thënë se arsyeja se përse e ka bërë është se i pëlqen kur shikon zjarrfikësit që shuajnë flakët.

Rasti po shqyrtohet nga Prokuroria për të mitur, ndërsa gazetarët u janë drejtuar prindërve me apelin për t’u mësuar fëmijëve të ndajnë të mirën dhe të keqen, pasi rasti në fjalë mund të kishte përfunduar më keq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera