Sport

E pabesueshme: Zbulohet se si Mohamed Salah u infektua me ‘Covid-19’

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 17 November 2020

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka një javë që ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Salah ishte në grumbullim me kombëtaren e Egjiptit për ndeshjet e muajit nëntor.

E nga testet e bëra për ‘Covid-19’, Federata e Futbollit e Egjiptit njoftoi se Salah ka dalë pozitiv me koronavirus.

-Advertisement-

Por si erdhi deri të infektimi i sulmuesit të Liverpoolit më virusin që po merr mijëra jetë anë e kënd botës, e ka zbuluar futbollisti i njohur egjiptian Mido.

Ai ka thënë se Mohamed Salah është infektuar me ‘Covid-19’, pasi kishte marrë pjesë në dasmën e vëllait, ku të pranishëm ishin mbi 800 persona.

“E di që ai do të kritikohet tani, por më duhet ta them këtë. Ai gjithashtu rrezikoi shëndetin e shokëve të tij të skuadrës për shkak të sjelljes së papërgjegjshme. Ai shkoi në martesën e vëllait të tij edhe pse nuk e kishte të lejuar ta bënte atë në një situatë si kjo. Kishte më shumë se 800 njerëz, dhe gjysma e tyre iu afruan Salahut dhe e përqafuan atë. Nuk kishte sesi të mos infektohet”, ka thënë Mido.

Papërgjegjshmëria e Salahut padyshim që do ta bëjë nervoz trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili llogaritë shumë në shërbimet e yllit egjiptian./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera