Rozë

E pabesueshme! Vig Poppa nuk njihet nga rënia në peshë, transformim drastik

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 21 June 2021

Vig Poppa pas një kohe larg nga aktivitetet muzikore dhe televizioni u kthye me një projekt të ri.

Reperi i njohur erdhi në bashkëpunim me Ronela Hajatin në këngën ‘’Alo’’, ripërpunim i këngës ‘’A do të vish’’ të Luan Zhegut.

-Advertisement-

Kënga u pëlqye shumë por ajo që ra në sy më së shumti ishte ndryshimi drastik i Viganit.

Reperi nuk njihet nga rënia në peshë dhe duket si të ishte ‘’dikush tjetër’’.

Nuk dihet se cila është metoda që ka përdorur artisti për të rënë në peshë por ndryshimi është shum motivues për të gjithë ata që kanë synim heqjen e kilogramëve të tepërt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera