Lajme

E pabesueshme: Studentët në Prishtinë nuk dinë t’i  shkruajnë ditët e javës

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 15 October 2019

Edhe pse kanë të përfunduar 12 vite shkollimi, studentët në Kosovë kanë probleme të shkruajnë siç duhet ditët e javës.

E këtë ja dëshmuan edhe Adriatik Kelemendi i cili është ligjërues në Kolegjin AAB në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

Kelmendi, ka shkruar një status, ku tregon se si sot ka testuar 30 studentë të tij, duke iu thënë që të shkruajnë 7 ditët e javës, ndërsa asnjëri nga ata nuk ka arritur të bëj këtë pa gabime.

-Advertisement-

“Pra, sot një grupi prej rreth 30 studentëve iu thashë që të shkruajnë 7 ditët e javës dhe asnjëri – ama asnjëri! – nuk u habit dhe t’i shkruajë si duhet.

7 ditët e javës që i shohim çdo ditë të shkruara gjithandej dhe – gabim.

Secili deri tash i kishte kryer me sukses (!) nga 13 klasë shkollim!”, ka shkruar Kelmendi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera