Auto&Tech

E PABESUESHME/ Shoferët në të ardhmen do të mund të bisedojnë me automjetin e tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 22 December 2023

Kompania teknologjike “TomTom”, ka prezantuar një asistent me zë, me Inteligjencë Artificiale që dëshiron t’ua shesë kompanive të makinave dhe asistenti që ka prezantuar është krijuar nga teknologjia e OpenAI.

Ne kemi mundur të shohim dobitë që sjellin mjetet me Inteligjencë Artificiale, e sidomos ChatGPT dhe në parim kjo platformë është më e dobishme se Alexa dhe Siri. Tani e njëjta teknologji po vjen edhe tek automjetet.

Produkti, për të cilin “TomTom” thotë se mund të integrohet në sistemin e një automjeti dhe vjen si rezultat i një marrëveshjeje me Microsoftin, një investitor i madh në OpenAI.

-Advertisement-

Shoferët do të mund të bisedojnë natyrshëm me automjetin e tyre”, deklaroi TomTom.

Siç raportohet, shoferi do të mund t’i kërkojë asistentit me AI që ta dërgojë në një lokacion të caktuar, të gjejë për të ndalesa specifike përgjatë rrugës, dhe t’i kërkojë sistemit të instaluar në makinë të rrisë temperaturën, të hapë dritaret ose të ndryshojë stacionet e radios.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera