Sport

E pabesueshme por e vërtetë, ylli i Liverpoolit nuk ka realizuar asnjë gol këtë sezon në “Anfiled”.

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 25 January 2020

Liverpooli është duke kaluar nëpër një formë që askush nuk do të mund ta imagjinonte, shkruan Gazeta inFokus.

“The Reds” pas 30 viteve pritje janë më afër se kurrë që ta fitojnë titullin e kampionit.

Suksesi i Liverpoolit natyrisht bazohet në treshen e frikshme sulmuese Mane – Salah – Firmino.

-Advertisement-

Këta tre super sulmues janë futbollistët kyç të skuadrës se Jurgen Kloppit.

Por, një gjë që pak kush mund ta mendonte është se sulmuesi brazilian, Roberto Firmino në këtë sezon në Premierligë nuk ka arritur të realizoj asnjë gol në shtëpi në stadiumi “Anfield”.

Braziliani po kalon formë fantastike ndeshjeve të fundit, por të 8-të golat e realizuar deri me tani i ka të shënuara në ndeshjet si mysafir.

Firminos siç duket vetëm në transfertë po ia don të realizoj gola, kurse në “Anfiled” i ka humbur rruga e golit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera