Rozë

E pabesueshme por e vërtetë! Artistët shqiptar që jetuan me vite si emigrant

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 05 October 2021

Karriera e suksesshme për të cilën punuan me vite të tëra bëri që shumë nga personazhet publike të krijojnë standarte të larta jetese.

Edhe pse tani janë të suksesshëm dhe kanë arritur famën për të cilën ëndërruan, kjo nuk do të thotë që jeta e tyre ka qenë gjithmonë e tillë.

Shumë nga artistët shqiptar janë ballafaquar me situata të ndryshme, ku disa prej tyre ka jetuar me vite si emigrant.

Ne ju sjellim disa prej tyre, ku kanë folur vet për jetë të tillë.

Dafina Zeqiri

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, ka lindur dhe është shkolluar në Suedi.

Qysh nga ajo kohë Dafina kishte filluar të marrë pjesë në festivale të ndryshme, ku më pas u kthye në Kosovë për të vazhduar karrierën e saj muzikore.

E kthyer nga Suedia në Kosovë, Dafina Zeqiri sot u bë një emër shumë i suksesshëm për publikun dhe shumë e dashur nga të gjitha moshat.

Dhurata Dora

Dhurata Dora është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur.

Dhurata Murturi e njohur për publikun si Dhurata Dora lindi në Nurenberg të Gjermanisë ku ka jetuar së bashku me familjen.

Dhurata kishte filluar të këndonte edhe në Gjermani me emrin ku u prezantua para publikut me emrin, Dora.

Larg familjes Dhurata Dora vendosi që karrierën muzikore ta vazhdoj në Kosovë dhe me këngën “I like dat” bëri një nam të madh.

Sot e asaj dite Dhurata është një ndër artistet më të kërkuara nga publiku.

Noizy

Ishte viti 1997 kur Rigels Rajku bashkë me familjen e tij u larguan për Angli.

Arseyja kryesore e këtij udhëtimi ishte një jetesë më e mirë.

Noizy shumë herë ka folur për këtë periudhë të jetës kështu duke u shprehur se ka qenë banorë i lagjes më të rrezikshme të Londrës.

Gjatë qendrimit atje reperi kishte filluar të merrej me muzikë dhe kur u kthye në Shqipëri bëri bujë të madhe me këngën ‘Veç për ty’.

Kjo këngë ishte shtylla kryesore që Noizy u bë një ndër reperët më të famshëm shqiptar, bashkë me të edhe grupi i tij OTR.

Elhaida Dani

Këngëtarja shkodrane u bë e njohur pasi fitoi “Star Academy” në vitin 2009 dhe “Top Fest” në vitin 2012.

Në po këtë vit, ajo u zhvendos në Itali ku u shpall fituese e “The Voice of Italy” dhe emri i saj u bë edhe më i njohur në botë, pas pjesëmarrjes në festivalin e “Eurosong”.

Genta Ismajli

Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli, ishte një foshnje kur së bashku me familjen e saj u zhvendosen në Amerikë.

Në moshën 19-vjeçare ajo u kthye në Kosovë për të punuar fort për karrierën e saj muzikore.

“Dridhem” kënga e Gentës e cila u shoqërua me videoklip e bëri të njohur për publikun shqiptar.

Edhe pse tani Genta nuk është duke jetuar në Kosovë ajo po punon shumë për projektet të tilla në gjuhën shqipe.

Young Zerka

Donald Najtellari i cili njihet nga publiku si Young Zerka, kishte jetuar me vite të tëra në Angli dhe pas rikthimit të tij në Shqipëri, është bërë menjëherë i famshëm për publikun me bashkëpunimet e tij me këngëtarë të njohur si Alban Skënderaj dhe Aurela Gaçe, me të cilën u shpall fitues i “Kënga Magjike” në vitin 2014.

Të tjera