Lajme

E pabesueshme por e vërtet, kjo është e arritura e radhës e kryetarit aktual të Klinës

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 06 October 2021

Në kohë zgjedhjesh edhe një kosh basketbolli i vendosur në një park të komunës shndërrohet në mburrje në rrjetet sociale për kryetarin aktual dhe kandidatin për kryetar nga AAK-ja, Zenun Elezaj.

Ai të martën ka publikuar fotografinë e këtij koshi që është vendosur në parkun e Klinës, duke publikuar edhe emrat e personave që kanë kontribuar për blerjen e tij.

Elezaj ka shtuar aktivitetin e tij në faqen zyrtare në facebook qysh në kohën kur u shpall data e zgjedhjeve lokale nga Presidentja e vendit.

-Advertisement-

E edhe një mbjellje e disa luleve, nuk kalon pa u publikuar në faqen e të parit të Klinës. Derisa projektet e asfaltimeve të rrugëve në fshatrat e kësaj komune kanë bllokuar faqen e Elezajt i cili këto projekte i nisi në prag të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen me 17 tetor./Gazeta Infokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera