Sport

E pabesueshme: Kjo është hera e fundit kur Zhegrova ka shënuar gol për Baselin

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 02 March 2021

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, nuk ka realizuar gol për Baselin në vitin 2021, shkruan Gazeta inFokus.

Në shtatë ndeshje të zhvilluara, Zhegrova, ka arritur të bëjë vetëm dy asistime.

22 vjeçari i ka luajtur dy takime si titullar, ndërkaq në pesë të tjera ka hyrë si zëvendësues.

-Advertisement-

Hera e fundit kur Edon Zhegrova ka shënuar gol për Baselin ka qenë me 4 tetor 2020, kundër Luzernit.

Edon Zhegrova nga më të mirët në Zvicër në bazë të kësaj statistike -  Suhareka Online

Në total prishtinasi ka zhvilluar 21 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat me ekipin zviceran, ku ka realizuar 1 gol dhe ka regjistruar 5 asistime.

Zhegrova ka formë shumë të dobët edhe me kombëtaren e Kosovë, ku është i grumbulluar vazhdimisht.

Ai nuk e ka shënuar asnjë gol në takimet zyrtare-kualifikuese me fanellën e ‘Dardanëve’.

Futbollisti kosovar ka vetëm dy gola në ndeshje miqësore, ndërkohë në total është paraqitur 22 herë me Kosovën./Gazeta inFokus/

Kosovan Football 🇽🇰 | 😷 on Twitter: "Is Zhegrova ready to move to  @premierleague after his impressive season with Basel (on loan from Genk)?…  "

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera