Rozë

E pabesueshme: Kim bën seks 15 herë në ditë, mjeku e paralajmëron: Mos!

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 26 August 2017

Kim Kardashian si një yll televiziv gëzon një përkujdesje të madhe nga stafi i saj.

Një ndër personat me të cilët ajo konsultohet më së shumti është mjeku personal, i cili së fundmi mësohet t’i ketë dhënë vërejtjen se ajo po kryen marrëdhënie më shumë se sa që është normale.

36 vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Kanye West kanë treguar se kohëve të fundit po përpiqen të bëjnë sërish fëmijë, dhe siç kanë deklaruar vet, kryejnë marrëdhënie deri në 15 herë në ditë.

-Advertisement-

Megjithëse ishte përfolur se fëmija i tretë në këtë familja do të vijë nga një nënë surrogate (zëvendësuese), duket se çifti e hedh poshtë këtë teori!

Në një bisedë për portalin “E! News”, Kim tha se specialistët e kanë këshilluar të kryejë më pak marrëdhënie, pasi mund të jetë duke ulur shanset për të mbetur shtatzënë.

“Mjeku mendon se po bëj më shumë seks se që duhet. Ai më tha se një herë e vetme seks në ditë ka më shumë mundësi që të mbetem shtatzënë, kështu që po provojmë gjithçka”, është shprehur Kardashian për këtë portal.

Ndryshe, dyshja kanë së bashku dy fëmijë: North, vajzën e madhe dhe Saint, djalin e tyre të vogël.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera