Sport

E pabesueshme, ja me sa orë vonesë është shfaqur në ndeshje Mayweather

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 31 December 2018

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather ka treguar edhe njëherë se është mbreti i ringut të boksit për kategorinë e tij.

As nga bota e sporteve të tjera nuk ka ndonjë kundërshtar që po mund ta mposhti boksierin 41 vjeçar.

Fillimisht dështoi mbreti i UFC, Connor McGregor, kurse sot dështoi edhe kik – boksieri japonez, Tenshin Nasukawa.

-Advertisement-

Por, në ndeshjen e sotshme, Mayweather ka bërë një gjë të pazakontë, duke u vonuar për disa orë në ndeshje.
Amerikani raportohet të jetë shfaqur me dy orë vonesë, por kjo nuk e pengoi për ta nokautuar tri herë brenda një raundi kundërshtarin e tij.

Kësisoj, Mayweather vazhdon rrugëtimin e tij pa humbje në karrierën e boksit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera