Lifestyle

E pabesueshme, 72-vjeçari kalon Atlantikun me një fuçi! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 10 May 2019

E pabesueshme, por e vërtetë, një burrë ka thyer çdo parashikim, teksa ka kaluar i vetëm Oqeanin Atlantik mbi një fuçi të madhe.

Jean-Jacques Savin, një parashutist dhe pilot 72-vjeçar që sapo përfundoi udhëtimin nga Ishujt Kanarie në një ishull në Karaibe. Ai kaloi disa muaj duke përsosur ‘anijen’ e tij për të kaluar përmes Atlantikut.

Savin u nis nga Ishujt Kanarie, jashtë brigjeve të Afrikës, më 26 dhjetor 2018 dukë udhëtuar në perëndim me fuçinë e ndërtuar vetë.

-Advertisement-

Savin kaloi katër muajt e parë të vitit 2019 në fuçinë e tij, duke udhëtuar rreth dy kilometra në orë pa motor, dhe duke u mbështetur tërësisht në rrymat dhe erërat në oqeanin.

Ai habiti vendasit kur mbërriti në ishullin e vogël holandez të Karaibeve, Saint Eustatius pak pas mesnatës së javës së shkuar.

Pas mbërritjes në destinacion gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë. 71-vjeçari udhëtoi vetëm në anijen e tij të punuar me dorë, e cila ishte rreth 10 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë dhe përfshinte një kuzhinë dhe shtrat të vogël dhe hapësirë për ruajtje. Ai ushqeu veten me peshqit e kapur nga oqeani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera