E pabesueshme: 6-vjeçarja bie nga 12 metra në dëborë, ngrihet mrekullisht dhe kthehet në shtëpi
Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 23 November 2020
Një vajzë e vogël gjashtë-vjeçare i ka mbijetuar mrekullisht rënies nga ballkoni prej të paktën 12 metra lartësi, falë një pirgu të lartë dëbore. Ngjarja është regjistruar në pamjet shokuese të kamerave të sigurisë, ku e vogla shihet që ngrihet shpejt në këmbë, shkund dëborën dhe rikthehet në shtëpi.
Ajo sapo kishte rënë nga kati i katërt i një pallati apartamentesh në qytetin rus të Tomsk. Mediat lokale thonin se e vogla ishte vetëm në shtëpi. Vajza shihet që ka veshur një bluzë të hollë me mëngë të gjata, pantallona e çorape, kur bie në temperatura prej -6C në mbrëmjen e të shtunës.
Por fatmirësisht ajo ngrihet në këmbë, kalon një gardh të ulët dhe ngadalë kthehet në apartamentin e saj në rrugën Karl Marx. Megjithse në video nuk shihen dëshmitarë, dikush do të ketë thirrur shërbimet e emergjencës pasi mediat thonin se ajo u dërgua më pas në spital, për t’u trajtuar për lëndimet.
“Fëmija kaloi një natë në repartin e kujdesit intensiv, para se të vendosej në repartet e zakonshme. Doktorët arritën të stabilizojnë gjendjen e pacientit”, thanë burimet lokale duke shtuar kishte pësuar disa lëndime të vogla por jo fraktura.
Autoritetet ruse thanë se vajza jetonte në ndërtesë me nënën e saj, e cila nuk ishte prezente gjatë rënies së fëmijës.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...