Lifestyle

E organizon mbrëmjen e maturës veç për veten

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 26 July 2017

Një adoleshente e guximshme e cila nuk kishte mundur të shkojë në maturën e shkollës së mesme pasi që u ballafaqua me vite të ngacmimit më në fund arriti ta veshë fustanin e saj të papërdorur të maturës, falë miqve të saj, familjes dhe qindra të huajve.

16 vjeçarja, Shannon Pucifer nga Amerika, kishte vendosur që të mos shkonte në mbrëmjen e maturës vitin e kaluar pasi që ishte ngacmuar për sëmundjen e saj “ulcerative colitis”, një formë e një sëmundjeje të zorrëve.

E zhgënjyer për këtë gjë, nëna e saj, Claire Carstens, përmes Facebook shpërndau një foto të saj duke kërkuar që vajzës së saj t’i jepet përjetimi i mbrëmjes së maturës.

-Advertisement-

Kështu, qindra persona i dolën krah, duke ia dhuruar Shannon mbrëmjen e maturës veç për të.

Të shtunën e kaluar, 120 motoristë i shkuan në shpëtim Shannon pasi që asaj iu organizua mbrëmja e maturës si përgjigjie ndaj të gjithë ngacmuesve të saj.

Kështu, njerëzit e vullnetit të mirë, ia dhuruan Shannon një nga ditët më të bukura dhe më të paharruara të jetës së saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera