Rozë

E nominuar në “Grammy Awards”, si reagoi Bebe Rexha kur e mori vesh? (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 16 November 2022

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është në listën e nominimeve për “Grammy Awards 2023”.

Bëhet e ditur se ylli i muzikës është nominuar konkretisht në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta-n.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se nuk e ka mbajtur dot gëzimin.

-Advertisement-

Bebe ka postuar një video në “Instagram” ku shfaqet e lumtur dhe hidhet përpjetë nga gëzimi kur merr vesh lajmin e mirë për të.

“Le të shkojmë”, thotë ajo në video.

Bebe Rexha është një këngëtare kaq shumë e dashur për publikun shqiptar por edhe atë ndërkombëtar. Mirëpo, shpeshherë ajo kritikohet për peshën e saj trupore ku përballet me lum komentesh në rrjete sociale.

Mirëpo, ajo ka zbuluar së fundmi edhe problemin shëndetësor që ka. Artistja me famë botërore ka bërë me dije se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS.

Për këtë arsye, marrja e medikamenteve e bën atë që të mos humbë peshë.

“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe në Twitter.

Simptomat e PCOS japin parregullsi menstruale, rritje e tepërt të flokëve, akne dhe mbipeshë.

Më herët, këngëtarja ka folur për peshën e saj trupore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera