Rozë

E njohim si e dashura bombastike e Ardian Bujupit, këngëtari flet për herë të parë për Sabrine

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 14 July 2020

Prej disa kohësh flitet se këngëtari i njohur Ardian Bujupi është i lidhur me një vajzë, e cila ishte modele në këngën e tij të titulluar ‘Modela’ dhe quhet Sabrine Khan.

Mirëpo teksa të gjithë kishin siguri për këtë, Ardiani na ka bërë konfuzë me deklaratën e tij në “NIN”.

Këngëtari i ka mohuar lajmet, duke thënë se mes tyre ka vetëm një kimi shumë të mirë dhe kanë mbetur thjesht miq, ndonëse dedikimet dhe komentet e tyre në rrjete sociale s’na e mbushin shumë mendjen.

-Advertisement-

“Jo, nuk jam. Por, jemi shoqëruar, është shumë çikë e mirë domethënë, më ka ndihmuar shumë me këngën “Modela”. Kështu ka lindur njëfarë shoqërie, edhe jena kënaq bashkë, por s’jemi në lidhje”, shprehet Bujupi.

I pyetur nëse ka presion prej familjes për tu martuar me një shqiptare ai u shpreh:

“Shumë! Babi s’e ka problem thotë bëj çka të dush. Nëna e do shqiptare, i bën disa hajgare”, u shpreh ai. Tashmë na mbetet vetëm për të parë më tej raportin me Sabrine apo nëse ka ndikuar sadopak familja në zgjedhjen e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera