“E njoh njërin që nuk do të dorëzohet”, edhe djali i Vuçiqit kërcënon Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 13 December 2022
Autoritetet serbe edhe dje kanë vazhduar me gjuhën e militarizuar referuar ngjarjeve në Kosovë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se më 15 dhjetor do t’i drejtohen Komandantit të KFOR-it për kthimin e 1 mijë trupave serbe në Kosovë, duke u thirrur në Rezolutën 12/44.
Vuçiq disa herë gjatë ditëve të fundit referuar ngjarjeve në Veri ka thënë se “nuk do të ketë dorëzim”.
E këtë po e thotë edhe djali i tij, i cili është përfshirë në komentimin e zhvillimeve në veri.
Një kërcënim në drejtim të Kosovës e ka dërguar edhe “Vuçiqi i vogël”.
“Ekziston njëri që do të dorëzohet, e Zoti e di që e njoh edhe një tjetër që nuk do ta bëjë këtë”, ka shkruar Danilo Vuçiq në Instagram nën një foto ku shfaqet së bashku me babain e tij, Aleksandar Vuçiq, presidentin e Serbisë, transmeton Reporteri.net.
Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, katër ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.
Që nga e shtuna kur u vendosën barrikadat në Rudarë, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak janë mbyllur, ndërkaq shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Të tjera
-
Postimi prekës i mitrovicasit pas vdẹkjes së motrës dhe dhëndrit në aksident: S’do ta kem jetën e njëjtë pa ju të dy
Tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja mbetën të vdekur të dielën mbrëma në n...
-
80-vjetori i çlirimit të Aushvicit, Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore
Sot mbahet ceremonia zyrtare për të shënuar 80-vjetorin e çlirimit të kampit ...
-
Sot mbahet seanca për rastin e vrạsjes së Liridona Ademajt
Sot mbahet seanca e parë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Kjo sean...
-
ShBA pezullon sanksionet pasi Kolumbia pranoi fluturimet e dëbimit
SHBA nuk do të vazhdojë me sanksionet ndaj Kolumbisë, pasi Bogota r...
-
Mergim Lushtaku shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit në Çubrel
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lush...
-
Dervishaj shpreh ngushëllime për vdẹkjen e tre anëtarëve të familjes Gashi nga Peja
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Albana Haxhimustafa Murseli nga tubimi me veteranët e lavdishëm të UÇK-së: Bashkë, mundemi më mirë
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Albana Ha...
-
Aksidenti tragjik në magjistralen Mitrovicë – Pejë, krejt çka dihet deri më tani
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh mbrëmë në rrugën magjistrale Mitrovicë ...
-
Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 15 gradë Celsius
Mbi Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shperndara...
-
IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme...
-
Hamza në Bair të Mitrovicës: Ecim përpara me qëllim e guxim, drejt fitores së 9 shkurtit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebo...
-
Këta janë tre anëtarët e një familje që vdiqën tragjikisht sonte në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë,...