Lajme

E ngacmoi seksualisht, i bëri foto e ia publikoi në Facebook, por prokuroria liron burrin nga Drenasi

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 15 September 2019

Një grua nga Drenasi ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht dhe është shantazhuar nga  një burrë

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Drenas, ku viktima ka bërë të ditur se i dyshuari e kishte ngacmuar disa herë seksualisht dhe e kishte fotografuar.

Fotot e viktimës, i dyshuari i kishte shpërndarë në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Policia bën të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit është lirua në procedurë të rregullt.

Rasti është nën hetime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera