E ndoqi me Audi A7, dosja e prokurorisë zbulon detaje të reja për vrasjen në Ferizaj
Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 28 May 2022
Një vrasje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Ferizajt në orët e para të mëngjesit.
Një 30 vjeçar, me inicialet G.H, ka mbetur i vrarë pas gjuajtjes me armë zjarri nga i dyshuari Q.J, po ashtu 30 vjeçar.
Detaje të reja janë zbuluar nga publikimi i dosjes së Prokurorisë.
E gjitha ka ndodhur për shkak se i dyshuari e fajësonte viktimën për djegien e veturës së vëllait të tij, thuhet në dosjen e publikuar nga kallxo.com – dhe me të takuar të ndjerin, ai ka shtënë shtatë herë me armë në drejtim të tij.
“Pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ta takuar të ndjerin shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, me ç’rast si pasojë e të shtënave, nga plagët e marra ndërron jetë”, thuhet në dosjen e publikuar.
Sipas mediumit, në dosje përshkruhet se i dyshuari me parapërgatitje dhe me dashje e ka kryer vrasjen. Prokuroria ka në dispozicion edhe pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë, ndërkohë që dosja zbulon se i dyshuari Q.J dyshohet se me disa persona të tjerë kanë përcjell viktimën me një veturë “AUDI A7” dhe pas ndaljes, para një marketi e ka gjuajtur me armë për vdekje.
Në dosjen e publikuar, thuhet se viktimën e kanë dërguar në Qendrën Emergjente me një taksi shokët e tij, ku është konstatuar edhe vdekja e tij.
Të tjera
-
Ish-kryeministri slloven Borut Pahor po synon pozitën e Lajçakut: Do të ofroj referencat e mija për dialogun Kosovë-Serbi
Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emi...
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj deklaron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...