Lajme

E ndoqën, e grabitën dhe e vranë, 3 shqiptarë e 2 grekë akuzohen për vrasjen e 84-vjeçares

Autori: Gazeta inFokus 00:04 | 29 June 2022

Policia greke është duke hetuar vrasjen e një 84-vjeçareje në Patisia, ngjarje e ndodhur në mars të vitit të kaluar.

Autorët e grabitën pasi fillimisht e kishin imobilizuar “duke i shkaktuar vdekjen duke i penguar rrugët e frymëmarrjes.”

Bëhet fjalë për dy grekë dhe tre shqiptarë, të cilët kishin ndjekur të moshuarën në banesën e saj në rrugën Myliaraki kur ajo po kthehej nga furra ku kishte shkuar për të blerë bukë.

-Advertisement-

Pasi kanë rrëmbyer atë që kanë gjetur në banesë janë zhdukur.

Në fakt, njëri prej të akuzuarve tashmë është i burgosur në Angli për krime të tjera, ndërsa një bashkëpunëtor i tij ndodhet në burgun e Korydallos. Ajo që ka ndodhur tragjikisht brenda banesës është kuptuar nga djali i të moshuarës, pasi është zgjuar.

Ai nuk kishte dëgjuar asnjë zhurmë, shkruajnë mediet greke. Nga hetimet e policëve të Departamentit të Vrasjeve u zbulua mënyra e veprimit dhe roli i secilit në veprën penale.

Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente. /abcnews /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera