Rozë

E ndiqte ngado! Jona Spahiu tregon si lindi historia e dashurisë me bashkëshortin

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 07 November 2019

Historia e tyre ndodhi shumë shpejt. U duk sikur u martuan, u bënë me fëmijë në një kohë shumë të shkurtët.

Epo, kur dashuria është e madhe, ndodhin gjëra të bukur, atëherë kur nuk e pret. E ftuar mbrëmë në “Soirée”, moderatorja e njohur Jona Spahiu ka treguar si është njohur me Frenklin.

Normalisht që hapin e parë e ka bërë Frenkli, sepse me natyrën e rezervuar që ka Jona, sigurisht që ajo nuk do ta bënte ajo hapin e parë.

-Advertisement-

“Frenkli normalisht. Kush do ta besonte prej meje që Jona e rezervuar të hidhte hapin e para”,-ka thënë Jona.

Ndërkohë, Jonida e pyet nëse ajo kishte kuptuar ndonjë gjë.

“E kisha kuptuar pak sepse e shihja shpesh në punë kur ai s’duhet të ishte në punë në fakt dhe se dija se çfarë bënte aty rreth e rrotull, paradite, pasdite, kishte emision, s’kishte emision, kishte ndeshje, s’kishte ndeshje. Unë përplasesha me të tek garderoba, tek grimi, nëpër shkallë. Ishte e çuditshme, si ka mundësi po më ndodh”,-është shprehur Jona.

Ndërkohë, Jona ka shtuar se Frenkli i kishte idetë e qarta dhe se ishte i bindur se do të arrinte të fitonte zemrën e saj.

“Frenkli është natyrë që pak herë i ka ndodhur që të mos i arrijë gjërat që do. Po i vuri një qëllim vetes ia arrin dhe në fund rezultoi që ky ishte një qëllim që i kishte vendosur vetes”,-ka thënë Jona Spahiu.

“I bëre të vështirën ti kur e kuptove që ai të pëlqente?”, e ka pyetur Jonida Shehu.

“Jo, nuk jam kështu natyre. Nuk e bëra të vështirën sepse ne për një kohë të gjatë në ambjentet e punës jemi frekuentuar si miq. Unë pash shumë vlera edhe asete të atij nga ana njerëzore që më pëlqenin dhe që më bënin të kuptoja që e shijoja kohën me atë”,-ka përfunduar Jona Spahiu.

Çifti janë martuar dhe janë prindërit të një djali, fryt i dashurisë së tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera