Rozë

E ndali për ta intervistuar si qytetar të thjeshtë, blogerja turke mahnitet me zërin e Alban Ramosajt

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 23 January 2022

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Ramosaj, takohet me një blogere turke gjatë kohës kur ishte duke ecur në sheshin e Stambollit.

Teksa po ecte rrugëve të qytetit turk, ai në një moment është ndaluar nga Ozlem Ozdemir, e cila realizon intervista të ndryshme në qytet.

Ajo e kishte ndaluar si një qytetar të thjeshtë për ta pyetur, gjersa në bisedë e sipër mëson se është këngëtar nga Shqipëria.

-Advertisement-

“Pra ti je këngëtar i famshëm në Shqipëri”, pyet ajo, teksa Albani i përgjigjet duke i thënë: “Po, paksa”.

Më pas ai thotë se mund të këndojë për të dhe nisë të interpretojë këngën e famshme të Whitney Houston, “I Will Always Love You”.

Me të dëgjuar zërin e tij në pjesët kapitale të këngës, blogerja turke stepet dhe e komplimenton, pasi kjo këngë është vërtet e vështirë për t’u kënduar, veçanërisht nga një zë mashkullor.

Ozlem i kërkon Ramosajt që ta mësojë se si ta këndojë pjesën e vështirë të këngës, gjersa ky i fundit i thotë: “Por, ti sapo e bëre”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera