Rozë

E motra e artistes tregon tmerrin që ka përjetuar nga ajo: Më hodhi çaj të nxehtë mbi trup

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 03 February 2021

Si duket motrës së Mariah Carey-t, libri me kujtimet e saj, aq sa vendosi ta hidhte në gjyq për 1.25 milionë dollarë.

Alison deklaron se në librin “The meaning of Mariah Carey” janë shkruar shumë të pavërteta dhe sipas saj artistja ka gënjyer vetëm ëpr të shitur librin.

Më tej, ajo shton se Mariah në asnjë moment nuk paraqiti prova, veçse akuza. Sipas artistes, kur ajo ishte veçse një fëmijë, motra e saj e drogoi e ndërsa vëllai Morgan abuzoi me të.

-Advertisement-

Në një paragraf të librit, Mariah rrëfen se kur ishte 12 vjeçe, Alison i dha valium dhe i hodhi mbi trup çaj të nxehtë duke i shkaktur djegie të shkallës së rëndë. Në padinë e saj, motra e cilëson këngëtaren si “pa shpirt dhe të ligë” dhe se pavarësisht se e dinte që do t’i shkaktonte pasoja të tmerrshme psikologike Alison-it, nisur nga fëmijëria e saj e vështirë për shkak të dhunës psikologjike dhe jo vetëm, ushtruar nga e ëma, Patricia dhe problemeve me shëndetin, përsëri Mariah vendosi sipas saj, të trillonte.

Alison është diagnostikur me depresion të shkallës së rëndë dhe i është dashur t’u nënshtrohet disa terapive gjatë jetës së saj, për shkak të riteve satanike, që duhet të kryente gjatë natës, me urdhër të së ëmës.

Në librin e saj, Mariah akuzon të ëmën, përpos të tjerave, edhe për abuzim seksual. Po kështu, ajo shkruan se vëllai, Morgan pranoi dikur të vriste dikë për 30 mijë dollarë, por më pas diçka e tillë nuk ndodhi. Sipas “The Sun”, Carey pritet të përballet me një tjetër padi, këtë herë nga vëllai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera