E moshuara nga Fieri vdes nga i ftohti, familjarët: E gjetëm të ngrirë, kishte 10 ditë pa energji elektrike
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/01/abc2-600x360-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
12:32 | 28 January 2022
Liljana Sema kishte tri ditë që kishte vdekur, kur u gjet e pajetë nga vëllai i saj Baçi Gjoleka. Ai bashkë me nipin e tij treguan për mediat se 66-vjeçares kishte dhjetë ditë që i kishin hequr energjinë elektrike pasi nuk kishte pasur mundësi që ta paguante.
Liljana jetonte në kushte të vështira, në një banesë thuajse të shkatërruar dhe çfarëdo që të binte jashtë hynte dhe brenda. Ajo ka tre fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë në Itali dhe një djalë i cili jeton larg.
I biri tregoi se vetëm disa kohë më parë i kishte blerë një ngrohëse për ditëlindje, por as atë nuk kishte një prizë ku mund ta vinte. Kurse, motra e Liljanës tregon për kushtet e vështira në të cilat ajo jetonte, duke mos pasur askënd që t’i vinte në ndihmë.
“Motra ime u martua, bëri 3 fëmijë. Me kushte të vështira, burri dhe vetë e sëmurë. Fëmijët s’i kishte mirë fare. Nuk e ndihmonin fare, mblidhte kanoçe nga Ferrasi në Novoselë. Në atë kasolle ka dhënë shpirt nga ftoma, ç’binte jashtë hynte brenda. Na iku e re.”
Baçi Gjoleka thotë se sipas mjekëve, e motra ndërroi jetë si pasojë e të ftohtit.
“Jam i vëllai. Ne e gjetëm të ngrirë. Ia kishin hequr dritat, kishte 10 ditë. Nuk kishte lekë t’i paguante. Motrës time erdhën ia prenë, ka biznesmenë që s’i paguajnë. Doktori tha ka ngrirë. Nuk ndihmohej nga askush.”
Liljana Sema 66 vjeç ndërroi jetë ndërsa ndodhej e vetme në shtëpi kur i gjithë vendi ishte i mbërthyer nga i ftohti ekstrem me temperaturat që shkuan deri në -17 gradë. /abcnews.al/
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/Foto-Kryesore-1.png)
Të tjera
-
Dita e Pavarësisë, Konjufca: Kosova përherë mirënjohëse ndaj aleatëve, ShBA-së dhe shteteve evropiane
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar 17-vjetorin e pavarës...
-
Rusia do të zhvillojnë bisedime me SHBA-në në Arabinë Saudite të martën
Zyrtarët e lartë rusë do të zhvillojnë bisedime me homologët amerikanë për ri...
-
Shpallja e pavarësisë në mediat shqiptare shfaqet nëpërmjet ekspozitës
Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës është hapur ekspozita “P...
-
Masa e sigurisë, Berisha paraqitet në SPAK, shoqërohet nga mbështetësit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK, në ...
-
Nga Haga, për Ditën e Pavarësisë, Hashim Thaçi e Haxhi Shala!
Në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-d...
-
Policia uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Policia e Kosovës ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë. Përmes një postimi në...
-
Dita e Pavarësisë, Krasniqi: Thaçi mungon fizikisht, por prania e tij në historinë tonë është më e fortë se kurrë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovë...
-
KRENARI – Momente të mahnitshme nga parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës në shesh
17 vjetori i pavarësisë nisi me ngritjen e flamurit të Kosovës përballë objek...
-
Holanda uron Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë
Holanda ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. ...
-
Haradinaj: 17 Shkurti na kujton përpjekjet për liri të brezave dhe se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka publikuar fotografi nga homazhet në P...
-
Grenell: Ky përvjetor i pavarësisë i errësuar nga padrejtësia e rëndë që po i bëhet Thaçit, burgosja e tij duhet të marrë fund
I dërguari presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misioni speci...
-
“Kosova shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, si e dha George Bush lajmin për shtetin e ri?
Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj. Ndër shtetet e para që...