Lajme

E mitura tentoi të sulmoj me thikë bashkëmoshataren e saj në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 24 December 2024

Një e mitur është arrestuar pasi kishte tentuar të sulmonte fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) një të mitur tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:10, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se mjeti i mprehtë është sekuestruar, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

-Advertisement-

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi që e njëjta kishte tentuar të sulmonte fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën femër kosovare e mitur. Mjeti i mprehtë është sekuestruar, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera