Lajme

E mitura nga Skenderaj largohet nga shtëpia, dyshohet se iku për t’u martuar

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 05 June 2022

Të premten në orën 08:00, një prind nga Skenderaj ka raportuar në Polici se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se ka shkuar që të martohet me një person.

Me të marrë informacionet, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, ka marrë viktimën dhe e kanë dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, ka marrë viktimën, e kanë dërguar për ekzaminime mjekësore dhe pastaj e kanë kthyer tek familja e saj. I dyshuari, pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Rasti është iniciuar si “Dhunim” dhe është duke u hetuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera