Lajme

E mitura nga Ferizaj shkon për të lindur, policia interviston një person

Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 07 December 2021

Policia ka bërë të ditur se në repartin e Gjinekologjisë në Ferizaj, ka shkuar për të lindur një vajzë e mitur.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Policia ka arrestuar një person të dyshuar, por me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar dhe ndaj tij është hapur rasti për veprën penale “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”.

-Advertisement-

“Ferizaj 06.12.2021 – 04:00. Është pranuar informata se viktima femër kosovare e mitur, ka shkuar për të lindur në repartin e gjinekologjisë. Me vendim të prokurorit, lidhur me rastin pas intervistimit të dyshuarit mashkull kosovar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera