Lajme

E mitura 14-vjeçare së shpejti do të lindë në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 05 December 2019

Një e mitur me inicialet A.F e lindur më 2005 bëhet e ditur se është shtrirë në QKUK, pasi që është shtatzënë në javën e gjashtë.

Nga raste të shumëta të grave të cilat presin të bëhen nëna, në mesin e tyre tash e dy ditë është një 14 vjeçare e cila po pret fëmiun e sajë të parë, shkruan gazeta inFokus.
E kjo e mitur  bëhet e ditur se në QKUK është dërguar vetëm pasi ka pasur përkeqësime.

Këtë rast e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku sipas tyre vajza nga komuniteti ashkali ka mbetur shtatzënë si pasojë e bashkësisë jashtëmartesore dhe pret lindjen e fëmijës.

-Advertisement-

“Në lidhje me rastin është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull i komunitetit ashkali, i cili ka deklaruar se është duke bashkëjetuar me viktimën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera